Deklarata e fortë e ish-banorit të BB: “Nëna e Bardhit erdhi nga Gjermania vetëm për të bërë foton”

Polemikat e daljes së beftë të Bardhit nga shtëpia e BBVA duket se nuk do mbarojnë akoma.

Anaid Kaloti, i ftuar në “Shqipëria Live”, tha se e gjithë kjo ngjarje është e inskenuar dhe se mamaja e Bardhit ka ardhur nga Gjermania për të bërë foton.

Sipas Anaidit, nëna e Bardhit është mirë nga ana shëndetësore dhe nuk ka qenë në spital natën kur reperi doli nga shtëpia.

“Është e bukur barsoleta.

Të marrësh një histori si puna e kësaj dhe ta tregosh, unë kisha informacion të paktën para, dhe ta tregosh që nesër do ta nxjerr dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi dhe e shet sikur është në spital.

E ëma e Bardhit ka qenë duke kërcyer më 8 Mars te Gjyste Vulaj, në Stutgard, fotot i kam publikuar në rrjetet e mija sociale.

Ka kaluar në kufi në 2 të drekës për në Kumanovë dhe ditën që ka qenë Prime, rezulton në Gjermani.

Ka ardhur të nesërmen, ka bërë këtë foton e turpshme, është një vizitë normale.

Nëse situata do ishte kaq serioze, gjënë e parë që do bënte është që do bënte foton në 5 të mëngjesit.

Ka vetëm një mënyrë për të dalë nga shtëpia e Big Brother, nëse një nga familjarët është sëmurë, ti duhet të lajmërohesh dhe në Prime, ti del nga shtëpia”, tha Anaidi.

Ai ka kërkuar që nëna e tij të flasë live për këtë çështje dhe sipas tij “të pohojë me gojën e vet që ka qenë në spital apo në shtëpi natën që doli Bardhi” dhe gjithashtu “të pranojë që ka qenë në koncert më 8 Mars.”

“E ëma e Bardhit ka ardhur kastile nga Gjermania për të bërë atë foto”, thotë ai.

Edhe ish-konkurrenti Albi Nako ka përforcuar dyshimet, duke u shprehur: “Nëse ishte aq sëmurë le të kurohej në Gjermani”

“Është një trillim i bukur.

Nuk luhet me mamanë në opinion publik”, shton Kaloti.

Related Posts

E dashura e Mirdonit “çmend” rrjetin me vallëzimin e saj

E dashura e Mirdonit, Elmedina së fundmi është bërë shumë virale në “Tik Tok”. Elmedina me video të ndryshme iu ka marrë zemrën ndjekësve të saj. Në…

Plas “bomba” në BBVA? Romeo dhe Erjola kanë lidhje jashtë?

Erjola gjatë prajmit ka shkuar në banjo shumë e shqetësuar. Sipas Ledjonit, Graciano ka thënë se “do ta plasë bombën” në lidhje me Erjolën dhe Romeon, duke…

Vetksidentohet me makinën e saj luksoze, Vesa e Big Brother

Vesa Vllasaliu eshte nje nga ish banoret me te komentuara te Big Brother Vip Kosova. Ish banorja e BBVK, Vesa është aksidentuar me makinën e saj të…

Këngëtarja e njohur futet sonte në shtëpinë e BBVA

Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, do të surprizojë sonte banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Lajmi i bukur është bërë i ditur…

U përfol se nuk do realizohet filmi i Blerandos dhe Shqipes, kjo e fundit habit me reagimin

Gjatë qëndrimit të Blerandos dhe Shqipes në ‘Big Brother VIP Kosova’, është përfolur për realizimin e një filmi me rolin kryesor të Shqipes dhe Blerandos. Por pak…

Po shkrihet krejt, Kaderi publikon momente me Lumbardhin nga pushimet

Çifti i njohur Kaderi dhe Lumbardhi pas një periudhe të ngarkuar me punë kanë vendosur ti kalojnë disa ditë pushimi. Çifti kanë zgjedhur Spanjenë saktësisht Palma de…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *