Magazine Showbizz

Zhvillohet ankandi i pazakontë, 12 mijë euro për një puthje me aktorin William Levy

Share on the social medias

William Levy është një ndër aktorët më të famshëm në botë, i cili u bë i njohur me rolet në telenovelat spanjolle.

Së fundmi, aktori u bë një nga protagonistët e Starlite Gala, një ngjarje bamirësie në Spanjë që mblodhi personalitete të mëdha nga vendi europian.

Në këtë ceremoni, u organizua një ankand ku u ofrua puthja e aktorit kubanez Levy.

Gjatë ankandit u prezantuan vepra të ndryshme megjithatë momenti më i spikatur ishte oferta e tre puthjeve nga William Levy, për të cilat u ofruan shifrat 6 mijë, 10 mijë deri në 12 mijë euro.

Në klipet e publikuara nëpër rrjetet sociale shihet se fatlumja që mori puthjen e aktorit me vlerën më të lartë ishte Sandra García-Sanjuán Machado, bashkëthemeluesja e Starlite Group.

VIDEO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *