Magazine Showbizz

Yll Limani ka një kërkesë për Elgit Dodën, ky i fundit nuk e kursen batutën

Share on the social medias

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar.

E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të marre menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit.

Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Top Albania Radio shkruan se përpos karrierës si artist, ai pëlqehet shumë dhe për thjeshtësinë e postimet e tij plot humor nga përditshmëria. Si ka ndodhur dhe së fundmi, ku teksa ka ndarë foto nga prapaskenat e ‘Alpha Show’, në një prej tyre ku shfaqet së bashku me producentin Elgit Doda i ka bërë një ‘kërkesë publike’.

Ky i fundit teksa e ka ripostuar në Instastory-n e tij nuk e ka kursyer një batutë.

Ylli: Elgiti do ma fali këtë bluzë

Elgiti: Direkt po kam frikë po të rri si fustan

FOTO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *