Magazine Showbizz

Xhemi Shehu i nxjerr “sekretet” Arbana Osmanit dhe partnerit të saj: Ta tregonte qejfin Eduarti

Share on the social medias

Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani kanë ndërtuar vit pas viti një shoqëri për tu pasur zili.

Dy moderatoret kalojnë shpesh kohë me njëra-tjetrën dhe publikojnë foto e video në rrjetet e tyre sociale, tek të cilat nuk mungojnë as notat e humorit. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi me postimet e tyre në rrjetet sociale që tregojnë raportin e ngushtë mes dy moderatoreve.

Xhemi ka publikuar në Instastory një video me Arbanën, e cila i kërkon mikeshës së saj t’i bëjë një foto.

Më pas Xhemi ka postuar një foto me Arbanën ku shkruan, “Foto bukur” dhe i bën tag kësaj të fundit.

Në një tjetër video Xhemi shkruan duke qeshur se partneri i Arbanës, Eduard Grishaj, është xheloz.

“30 minuta para se ta tregonte qejfin mirë Eduarti se si ishe veshur”- shkruan Xhemi krahas videos.

Ndërkohë Arbana i është përgjigjur vetëm videos së parë të Xhemit krahas së cilës shkruan: “Bukur jam veshur edhe sot por s’denjon zotrote të dalësh me mua.”

FOTO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *