News

Vasili reagon pas ngjarjes në Gramsh: Këta i kanë nxjerrë vetë sekretet e ushtrisë

Share on the social medias

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka reaguar mbi ngjarjet e fundit, ku dy ushtarë u goditen nga tre shtetas rus dhe ukrainas në fabrikën në Poliçan.

Me anë të një statusi në Facebook, Vasili ka ndarë pamje të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes, ku ish-ministrja Mimi Kodheli ka vizituar këtë uzinë.

Postimi:

“Po keta i kane nxjerre vete sheshit te gjitha sekretet e ushtrise!

Keta vete, qe tete vjet me pare, ja ku e keni te filmuar nga jashte e nga brenda Uzinen Ushtarake ne Gramsh.

Me planimetri e me reparte e me punonjes dhe te bere publike, qe e sheh tere dynjaja pa mundim fare.

Kjo eshte thjesht nje qeveri alabakesh dhe karagjozesh, qe ka mendjen vetem per te vjedhur se me shtetin s’ka asnje lidhje.”-shkruan Vasili.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *