OnTop

TikTok mund të kontrollojë çdo gjë që keni në telefonin tuaj

Share on the social medias

TikTok është kritikuar prej kohësh dhe rrezikoi vitin e shkuar të ndalohej me ligj nga Shtetet e Bashkuara.

Para se të hapni një llogari në platforma si Instagram ose TikTok, ju kërkohet gjithnjë të klikoni ‘pranoj’ ose ‘nuk pranoj’ në një dokument të gjatë (të cilin praktikisht askush nuk e lexon) që quhet ‘Termat e Kontratës’ ose ‘Termat e Shërbimit’ [Terms and Services].

TikTok është kritikuar prej kohësh dhe rrezikoi vitin e shkuar të ndalohej me ligj nga Shtetet e Bashkuara – siç ndodhi edhe me firmën kineze të telefonave celulare Huawei e cila akuzohej si një ‘pajisje që spiunonte përdoruesit në të gjithë botën dhe ja dërgonte informacionet e tyre Partisë Komuniste Kineze’.

Dhe mesa duket TikTok mund të mos jetë shumë ndryshe.

Më poshtë do të gjeni disa nga termat e kontratës të cilat ju i pranoni duke përdorur TikTok:

Politikat e privatësisë

Ne mbledhim informacione të caktuara në lidhje me pajisjen që përdorni për të hyrë në platformë dhe kemi akses tek informacione si p.sh:

Adresa juaj IP [që do të thotë vendodhjen tuaj]

Rajoni i përdoruesit

Operatori celular

Identifikuesit për qëllime reklamimi

Modelin e pajisjes suaj

ID-në e pajisjes suaj

Rezolucionin e ekranit dhe sistemi operativ

Emrat dhe llojet e aplikacioneve dhe skedarëve/fileve, (të gjitha aplikacionet tuaja dhe të gjithë emrat e skedarëve tuaj, TikTok ka akses tek të gjitha gjërat që keni ruajtur në telefonin tuaj)

Përsëritjet dhe ritmin e goditjeve të tasteve/tastierës tuaj – (ata monitorojnë çdo klikim tuajin, që do të thotë se ata dinë gjithçka që ju shkruani)

Gjendja e baterisë

Cilësimet e audios dhe pajisjet e lidhura me audion

Ne kemi të drejtën t’ju identifikojmë me pajisjet nga ku ju bëni log-in në llogarinë tuaj edhe pse ato nuk janë pajisjet tuaja të zakonshme

Ne kemi të drejtën të aksesojmë informacione mbi ato pajisje

Kjo do të thotë që Tik Tok mund të thithë të dhënat e kompjuterëve ose celularëve që nuk janë tuajit thjesht sepse e keni aksesuar platformën prej tyre.

Kjo është vetëm një pasqyrë e shkurtër e asaj me të cilën bini dakord kur shkarkoni dhe filloni të përdorni Tik Tok./Albinfo/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *