Magazine Showbizz

Të sapomartuarit Ebru Shahin dhe Cedi Osman shijojnë muajin e mjaltit

Share on the social medias

Çifti i sapomartuar, Ebru Shahin dhe Çedi Osman po shijojnë muajin e mjaltit që njësoj si dasma e tyre duket se do të zgjasë.

Dyshja e famshme janë një tjetër çift që kanë preferuar të freskohen në ujrat e Çeshmes, vendin ku nisi edhe dashuria e tyre dhe ku ata kanë preferuar të kalojnë pjesën më të madhe të muajve të verës.

Aktorja, ditët e fundit ka ndryshuar edhe mbiemrin e llogarinë e saj në instagram.

Ylli i serialeve, ndër ta ai me titullin “Rejan” ku ajo interpretonte në rol protagonist, si edhe në serialin “Nusja nga Stambolli”, ku ajo i dha jetë personazhit të Burxhusë, në jetën reale duket më e lumtur se kurrë.

Në fotot ku shfaqet duke pushuar me bashkëshortin e saj e po ashtu edhe në videon ku ajo kërcen me rroba banje në krahët e basketbollistit të njohur të ‘Cleveland Cavaliers’, vihet re qartë që këto janë ditët më të lumtura të jetës së saj.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *