News

Skandali me inceneratorët, Partia e Lirisë nxjerr fakte të reja: SPAK të nisë hetimet

Share on the social medias

Partia e Lirisë në një konferencë të mbajtur sot për mediat ka nxjerrë të tjera fakte për skandalin me inceneratorët, duke kërkuar hetim të me njëhershëm nga SPAK.

Brisida Shehaj, në Partinë e Lirisë, ka kërkuar nga SPAK që të hapë regjistrin online të noterëve për të parë se si janë kryer transaksione 500 mijë euro.

“Bëhet fjalë për një punonjës që ka nisur karrierën e tij në inceneratorin e Elbasanit, bëhet fjalë për punonjësin E.B i datëlindjes 1993. Filloi me një kontratë huaje që bëhet fjalë për 500 mijë euro të dhënë nga kompania integrity për këtë punonjës.

Më pas është kontrata e qirasë dhe ajo e revokimit që kjo kompani i jep tokën 8500 metra katror dhe më pas e revokojnë këtë kontratë.

Më pas kemi kontratën që kompania e shet tokën 8500 metër tek ky punonjës 195 mln lekë të vjetra. Më pas kemi një certefikatë pronësia.

Kemi një prokurorë të përgjithshme në 22 shkurt dhe në 25 shkurt kur këtij i jepet e drejta të bëjë transkasione. Kemi prokurë që ky zotëria autorizon dy individë malazezë për të hapur një kompani në Mal të Zi.

Zoti punonjës nga një punonjës i thjeshtë u bë pronar me tokë, mori para nga shteti dhe nga fondet e BE dhe del pronar në Mal të Zi.

Në 2020, kompania e Klodian Zotos bën një kontratë shërbimi me një kompani Ysos, e krijuar në emër të një personi tjetër, por edhe këtë kompani e administron sërish ky punonjës.

I bëjmë thirrje SPAK të hapë regjistrin e noterëve dhe do të shohin jo vetëm këtë punonjës, por edhe emra të tjerë në hetim apo të arrestuar që kanë hapur kompani në Mal të Zi përmes këtij procesi me prokurë të bërë në Shqipëri.”-shprehet ajo.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *