“Shpërthen” rrjeti kundër Soni Malaj, për shkak të deklaratës që bëri për vajzën e saj

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj është një personazh publik që rrallë herë flet për vajzën e saj Ana, e cila aktualisht është 12-vjece.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja e njohur është kritikuar nga fansat në lidhje me një deklaratë që ajo ka thënë në lidhje me vajzën e saj.

Malaj ka folur për mëmësinë dhe rregullat që ajo i ka vendosur Anës, duke shtuar gjithashtu se ndonjëherë kërcet druri, deklaratë që nuk është pritur aspak nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

“Jam munduar gjithmonë ta bëjë të kuptojë se ka një ndryshim mes Sonit si këngëtare në skenë dhe Sonit si mami në shtëpi. I flas gjithmonë që të kuptojë se edhe nëse mami vishte veshje provokuese nëpër performanca për të nuk ka shanse të ndodhë. Jam e rreptë”, ka thënë ndër të tjera Soni.

Malaj theksoi se Ana nuk ka telefon edhe pse është 12 vjeç, por pranon se nuk e ndalon dot ekspozimin e saj ndaj rrjeteve sociale në klasë me shokët e shoqet. ”Ana e di që mami është nga Tropoja dhe është shumë fanatike. E di ajo që kërcet druri ndonjëherë dhe unë nuk toleroj shumë”, ka thënë Soni duke qeshur.

Mirëpo, kjo deklaratë e këngëtares është kometuar shumë dhe nuk janë pak nga ata që shprehen të habitur për mënyrën si Soni flet për dhunën në vitin 2024-ën.

“Çfarë është kjo kërcet druri në 2024-ën?”, shkruan një përdoruese e TikTok. “Nuk e di a e ke marrë parasysh që kjo fjalia për kërcitjen e drurit do e lëndojë vajzën tënde dhe mbase do bullizohet për këtë që ke thënë”, shkruan një tjetër.

Edhe komente të tjetra e kritikojnë këngëtaren për deklaratën duke e quajtur kontradiktore, ndërsa ka edhe nga ata që e justifikojnë shprehjen dhe veprimin e Sonit, duke deklaruar se vetëm ashtu rritet fëmija.

FOTO

Related Posts

U përfol se nuk do realizohet filmi i Blerandos dhe Shqipes, kjo e fundit habit me reagimin

Gjatë qëndrimit të Blerandos dhe Shqipes në ‘Big Brother VIP Kosova’, është përfolur për realizimin e një filmi me rolin kryesor të Shqipes dhe Blerandos. Por pak…

Po shkrihet krejt, Kaderi publikon momente me Lumbardhin nga pushimet

Çifti i njohur Kaderi dhe Lumbardhi pas një periudhe të ngarkuar me punë kanë vendosur ti kalojnë disa ditë pushimi. Çifti kanë zgjedhur Spanjenë saktësisht Palma de…

Martohet mbesa e Remzie Osmanit, këngëtarja publikon pamjet nga dasma madhështore

Këngëtarja Remzie Osmani është një nga këngëtaret më të dashura. Ajo së fundmi ka bërë të ditur se ka martuar mbesën e saj. Përmes disa pamjeve në…

Këngëtarja e njohur Rosela Gjylbegu humb njeriun e shtrenjtë

Këngëtarja e njohur Rosela Gjylbegu ka humbur nënën e saj. Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instastory ku shkruan…

Meritoni i shkruan letër nga zemra Rikes, vjen reagimi i Ilnisës

Ilnisa ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke na treguar se nuk është xheloze, përkundrazi, është xheloze vetëm për ëndrrat që kanë banorët brenda “BBVA 3”….

Reja e Mihrije Brahes ndanë një moment të paharruar me vjehrrën

Mihrije Braha dhe reja e saj Tringa kanë një marrëdhënie të shkëlqyer. Këtë gjë ato e ilustrojnë shumë shpesh përmes postimeve që lëshojnë në rrjete sociale. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *