Sara ka tradhtuar Endrikun? Këngëtari bën deklaratën e papritur

Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother Vip”, Endrik Beba, ka deklaruar se jo gjithçka që ka thënë Sara për marrëdhënien mes çiftit, e cila përfundoi në terma jo të mirë para 10 vitesh, ka qenë e vërtetë.

Ndërsa iu dha mundësia të tregonte të vërtetën e tij, Endrikut hezitoi duke thënë se: “Ato që dimë unë dhe ajo dhe zgjedh të jenë të tilla sikurse e kam thënë edhe në atë shtëpi. Kjo është diçka që është mbyllur para 10 vitesh dhe në qoftë se unë do të doja të gërmoja në atë histori si për mirë si për keq kisha mjaftueshëm kohë, 10-vite, për ta bërë atë gjë.”

Endriku: “Patjetër që po, do bëja sërish të njëjtën gjë. Unë në fakt emrin nuk ja përmenda Sarës, por thash që kam pasur një histori me njërën nga banoret aty brenda për të mos u treguar hipokrit dhe të bëja sikur nuk e njihja. Ta siguroja që ai ishte një kapitull i mbyllur. Ti the që gjithë vëmendja u përqëndrua te emocionet e asaj vajze dhe atij djali, por në asnjë moment te emocionet e mija. Kjo është ajo gjëja ndoshta mua më penalizoi dhe unë e kuptova ndoshta në 4 minutat e para që kisha hyrë në atë shtëpi sepse u kanalizova si një person që kishte hyrë për të ndarë, ose për të luajtur një lojë që pritej nga të gjithë dhe kjo gjëja nuk më la të bëja lojën time. Të tregoja kush jam unë në potencialin tim të plotë, ndaj dhe eksperienca ime ne Big Brother ishte e shkurtër”.

Anaidi: Të kam ndjekur në rrjetet sociale dhe ke bërë disa deklarata ku ke dashur ti përgjigjesh Sarës nga jashtë shtëpisë për disa gjëra që ajo i ka thënë brenda shtëpisë. Mund t’i thuash këtu të vërtetat e kësaj historie?

Endriku: “Besoj që disa gjëra të deklaratave të saj që unë nuk i dija të gjitha brenda asaj shtëpie nuk janë plotësisht të vërteta”.

Anaidi: Kush nuk janë të vërteta?

Endriku: “Fjalët që u thanë prapa sa i përket asaj që kishte ndodhur mes nesh”.

Anaidi: Kush janë të vërtetat?

Endriku: “Ato që dimë unë dhe ajo dhe zgjedh të jenë të tilla sikurse e kam thënë edhe në atë shtëpi. Kjo është diçka që është mbyllur para 10 vitesh dhe në qoftë se unë do të doja të gërmoja në atë histori si për mirë si për keq kisha mjaftueshëm kohë, 10-vite, për ta bërë atë gjë”.

Anaidi: “Mundësinë Big Brother ua jep të gjithëve… Çfarë mendon se nuk bëre si duhet në shtëpi që publiku nuk të votoi ty për të qëndruar”?

Endriku: “Ajo që unë bëra gabim ishte që zgjodha të bëja diplomatin dhe nuk u hapa luftë të gjithëve deri në momentin që do të gjeja dikë për të bërë miqësi. Unë aty bëra miq të gjithë deri në momentin që gjeta luftë”.

Manushi: E ke tradhtuar Sarën gjatë kohës që ke qenë me të?

Endriku: “Jo”.

Anaidi: Po e kundërta ka ndodhur?

Endriku: “Jo”.

Related Posts

The Unexpected Surprise: A Baby Who Looks Nothing Like Their Parents

When a baby is born, it is a joyous occasion filled with celebration. After months of waiting, there is nothing quite like the feeling of holding your…

Arbana Osmani zbulon padashje se ku do ta shohim së shpejti

Duket se rrjeti nuk do të bjerë në qetësi deri sa Arbana Osmani ta konfirmojë vetë se në cilin televizion do ta shohim sërish. Disa ditë më…

Mbesa bukuroshe e Shyhretes, Elira, në lidhje me biznesmenin e njohur

Mbesa e Shyhrete Behlulit, Elira komentohet gjithmonë për bukurinë e saj. Por së fundmi, ajo ka marrë vëmendjën për lidhjen e saj me biznesmenin Albi Humolli. Dyshja…

Albion Rexhaj sjell projektin e ri kushtuar dashurisë (VIDEO)

Këngëtari Albion Rexhaj brenda një kohe të shkurtër ka sjellë edhe videoprojektin e tij të dytë këtë sezon verore, një këngë me tinguj dashurie e titulluar ‘My…

A do ta prezantojë Big Brother Vip këtë edicion? Arbana Osmani i kthen përgjigjen e papritur ndjekësit

Largimi i Arbana Osmanit nga Big Brother Vip Albania vijon të jetë mjaft i komentuar në rrjetet sociale. Së fundmi ajo është pyetur sërish në instagram lidhur…

Një mashkull i gjatë dhe i bukur ky është burri i vërtetë i Meltemit në jetën reale! (FOTO)

Çdo serial ka nevojë për një zuzar. Per mendimin tim personazhi me i keq i ketij seriali eshte Meltem. Aktorja që portretizon me sukses personazhin që na…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *