Magazine Showbizz

Samanta nuk e tradhëton kurrë këtë partner të saj

Share on the social medias

Mos merrni kot (se nuk e kemi për partnerin e saj në jetë), por për partnerin e Samanta Karavellës në art dhe ai është reperi nga Kosova, Elinel.

Sapo është publikuar projekti i tyre i dytë, “Chocolino” që këtë herë është e ftuar këngëtarja nga Tirana, ndërkohë që tre vjet më parë ishte Samanta ajo që i bëri një ftesë Elinel, për këngën e saj “Vonë”.

Mesa duket artistët ndihen komodë me njëri-tjetrin prandaj sollën për publikun një tjetër duet të freskët veror.

Kryefjala ka mësuar se Samanta Karavella e ka xhiruar pjesën e saj të këngës në Miami pasi siç e dini këngëtarja jeton në Usa dhe ku thuhet se ka gjetur atje edhe dashurinë, ndërsa Elinel e ka xhiruar klipin e tij në Kosovë.

VIDEO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *