Magazine Showbizz

Rudina Dembacaj publikon foto nga spitali, në gjendje jo të mirë i lë “amanetet” bashkëshortit Mark Frroku

Share on the social medias

Aktorja e humorit dhe moderatorja Rudina Dembacaj, ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga spitali.

Ajo tregon se para se të hynte në sallë i ka lënë “amanetet” bashkëshortit Mark Frroku, por pyet ndjekësit ta gjejnë se cili ka qenë.

“Para se të hyja në sallë gjejeni: Çfarë amaneti i lashë Markut?”, shkruan Rudina dhe jep disa alternativa.

Lajmi ka shqetësuar ndjekësit të cilët janë interesuar për shëndetin e saj, e për këtë aktorja është përgjigjur vetë më vonë duke zbutur situatën.

Rudina bëri një status ku sqaronte se e gjitha ishte “një injeksion pak i vështirë” dhe nuk bëhej fjalë për asnjë ndërhyrje kirurgjikale, dhe postimi ishte thjesht për të ç’tensionuar bashkëshortin.

“Që të sqarohem ishte thjesht një injeksjon (jo ndërhyrje) pak i vështirë që duhej bërë me anestezi. Nuk e kisha amanet serioz. Më tepër për të ç’tensionuar Markun”, shkroi aktorja e humorit më vonë në profilin e saj në Instagram.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *