Rrëmbeu çmimin e madh të BBV, reagon për herë të parë Egla Ceno, ja kujt ia dedikon fitoren

Fituesja e Big Brother VIP 3, Egla Ceno, ka folur për herë të parë pasi rrëmbeu çmimin e madh në një përballje ‘kokë më kokë’ me Juljan Dedën dhe 4 finalistë të tjerë.

Në një prononcim të shkurtër për Top Albania Radio, pak pasi u shpall fituese, Egla është shprehur tejet e emocionuar për këtë arritje.

Ajo tha se këtë sukses përveç nënës së saj ja dedikon të gjitha grave, por sigurisht edhe vetes.

“E meritoja”, tha ajo ndër të tjera, ndërsa theksoi se dëshironte shumë që këtë edicion në BBV, në mos ajo, një grua tjetër duhet ta fitonte.

Pyetje: Famë e padiskutueshme, ndoshta projekte të mëdha filmike do të vijnë. E kishe pritur këtë pikë të karrierës?

Egla: Për mua nuk është ky me thënë të drejtën Big Brotheri. Unë karrierën time e kam qëndisur ndër vite dhe do të vazhdoj ta qëndis ashtu ngadalë, sepse jam aktore teatri jam shumë e lidhur me të.

Pyetje: Përveç mamit, kujt ja dedikon fitoren?

Egla: Grave, vetes sime! Doja shumë të ishte një grua, në mos unë një tjetër, por të ishte një grua. Edhe vetes sigurisht, e meritoja! Në fund të ditës e meritoj!

Related Posts

Një mashkull i gjatë dhe i bukur ky është burri i vërtetë i Meltemit në jetën reale! (FOTO)

Çdo serial ka nevojë për një zuzar. Per mendimin tim personazhi me i keq i ketij seriali eshte Meltem. Aktorja që portretizon me sukses personazhin që na…

Shkulni flokët, kjo është pasuria marramendëse e Luiz Ejllit

Këngëtari Luiz Ejlli vazhdon të jetë personazhi më i komentuar në rrjet, megjithëse ka kaluar mbi një vit nga eksperienca e tij në “Big Brother VIP Albania”,…

Albion Rexhaj vjen me super projektin e ri ‘Dream’, vërshohet rrjeti me pëlqime

Artisti i mirënjohur e i ri në moshë, Albion Rexhaj mbrëmë ka publikuar video projektin e tij më të ri muzikor të titulluar ‘Dream’, shkruan Billbordi.net Ky…

Pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku në një lidhje të re? Kush është vajza që nuk i ndahet këngëtarit

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku, disa muaj më parë i dha fund martesës me Xhensila Myrtezaj, nga e cila çifti ndajnë 2 fëmijë së bashku,…

Nga Olsi tek Visjani, ja kush janë ‘Vip’-at që dolën kundër fitores së Egla Cenos

Fitorja e Egla Cenos nuk u prit dhe aq mirë nga të afërmit dhe mbështetësit e finalistëve të tjerë. Kështu, pasi Egla u shpall fituese, në rrjet…

Hatërmbetje me produksionin? Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli braktisin studion e BBV pak pas eliminimit të moderatorit

Meriton Mjekiqi dhe e dashura e tij, Ilnisa Agolli, janë larguar nga studio e Big Brother Vip mbrëmjen e djeshme, pak pasi moderatori u eliminua nga gara…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *