Plasin grushtet në “After Party-n” e Big Brother Kosova, dyshohet se është rrahur Blero

Mbrëmë u shënua finalja e madhe e spektaklit më të ndjekur në vend “Big Brother VIP Kosova 2”.

Me t’u pozicionuar 4 finalistët në vendet e tyre sipas votave të publikut, duke e renditur Lumbardhin si fitues të çmimit të madh prej 144 mijë eurove, finales iu pasua edhe një “After Party”, siç e do zakoni i këtij formati.

Por, siç bëjnë të ditur sinjalizuesit e Sinjalit, jo gjithçka shkoi mirë në ndejën e organizuar për pjesëmarrësit e këtij edicioni të dytë, të cilët me vete duket se kishin edhe personat e zemrës.

Bëhet fjalë për Bleron, i cili dyshohet se u konfrontua fizikisht me sigurimin e KlanKosovës.

Sipas burimeve të Sinjalit, përleshja dyshohet se ndodhi pasi pjesëtarët e sigurimit kanë kërcënuar të dashurën e Bleros, me ç’rast ky i fundit ka ndërhyrë.

Pas ndërhyrjes së Bleros, dyshohet se sigurimi ka sulmuar edhe fizikisht këtë të fundit.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të detajeve për të cilat do t’iu mbajmë të informuar./Sinjali/

Related Posts

The Unexpected Surprise: A Baby Who Looks Nothing Like Their Parents

When a baby is born, it is a joyous occasion filled with celebration. After months of waiting, there is nothing quite like the feeling of holding your…

Arbana Osmani zbulon padashje se ku do ta shohim së shpejti

Duket se rrjeti nuk do të bjerë në qetësi deri sa Arbana Osmani ta konfirmojë vetë se në cilin televizion do ta shohim sërish. Disa ditë më…

Mbesa bukuroshe e Shyhretes, Elira, në lidhje me biznesmenin e njohur

Mbesa e Shyhrete Behlulit, Elira komentohet gjithmonë për bukurinë e saj. Por së fundmi, ajo ka marrë vëmendjën për lidhjen e saj me biznesmenin Albi Humolli. Dyshja…

Albion Rexhaj sjell projektin e ri kushtuar dashurisë (VIDEO)

Këngëtari Albion Rexhaj brenda një kohe të shkurtër ka sjellë edhe videoprojektin e tij të dytë këtë sezon verore, një këngë me tinguj dashurie e titulluar ‘My…

A do ta prezantojë Big Brother Vip këtë edicion? Arbana Osmani i kthen përgjigjen e papritur ndjekësit

Largimi i Arbana Osmanit nga Big Brother Vip Albania vijon të jetë mjaft i komentuar në rrjetet sociale. Së fundmi ajo është pyetur sërish në instagram lidhur…

Një mashkull i gjatë dhe i bukur ky është burri i vërtetë i Meltemit në jetën reale! (FOTO)

Çdo serial ka nevojë për një zuzar. Per mendimin tim personazhi me i keq i ketij seriali eshte Meltem. Aktorja që portretizon me sukses personazhin që na…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *