News

Pas Greqisë, Shqipëria i “merr” turistët edhe Francës? Rama: Janë dyfishuar këtë vit

Share on the social medias

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme, përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se numri i turistëve francezë është dyfishuar gjatë periudhës janar-korrik krahasuar me një vit më parë.

Sipas tij, në vitin 2022 Shqipëria është vizituar nga 38.915 turistë, ndërsa një vit më parë në vendin tonë kanë hyrë 19.184 francezë.

“38.915 turistë francezë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari në korrik, dyfish më shumë se sa vitin e kaluar 19.184.

I vërtetë, plot histori, ngjyra, por mbi të gjitha informues dhe frymëzues është ky reportazh i Laurence Delpoux për lexuesit francezë.

Përmes bashkëbisedimeve me aktorë të turizmit shqiptar, janë të shumta vendet dhe më të shumta arsyet të cilat renditen si domosdoshmëri për t’u vizituar, nga plazhet e jugut deri tek Përmeti e Gjirokastra.

Bel article sur l’Albanie dans le journal Femina”, shkruan Rama në Facebook.

Bashkangjitur postimit të tij, Rama ka publikuar edhe një artikull të gazetës franceze “Femina” për Shqipërinë.

Ndërkohë, më herët ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka deklaruar se i kemi marrë Greqisë dhjetëra mijëra turistë gjatë këtij sezoni./Abcnews/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *