Momenti më i vështirë në Big Brother, Arbana rrëfen prapaskenat e BBVA

Ish-moderatorja e Big Brother Albania, Arbana Osmani ka bërë paraqitjen e saj të parë publike prej kur Ledion Liço ia zuri vendin në moderimin e formatit të njohur.

Ajo ka rrëfyer shumë detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale.

E pyetur nëse do të kthehet edhe një herë në Top Channel, ajo është përgjigjur: Vetëm sepse ne jemi personazhe publik nuk na detyron që të japim përgjigje për zgjedhjet tona profesionale, ose personale. Një drejtor banke nuk pyetet: Po ti çfarë do bësh? Do shkosh tek kjo banka apo do rrish tek kjo banka? Nuk e ndjej të nevojshme të jap përgjigje për të gjitha narrativat apo për të gjitha teoritë konspirative që shkruhen nga mëngjesi deri në darkë.

Mira Kazhani: Po ti e le në kulmin e vet. Në kulmin e suksesit tënd, të Big Brother si reality show. Nuk dukej e parashikuar. Dukej sikur gjithçka ndodhi në ato muajt e fundit.

Arbana Osmani: Vazhdimisht kur e di se gjërat mes meje dhe njerëzve të mi të afërt, për tematika të caktuara, janë krejt të qarta, nuk e ndjej të nevojshme të jap shpjegime publike, në të gjitha sferat. Kështu që nuk e ndjeva që unë në finalen e Big Brother duhet të thoja: Shiko se ky është edicioni im i fundit.

Se unë jam një nga hallkat e programit. Njerëzit do ta ndjekin programin me ose pa mua, ç`rëndësi ka a do jem a s`do jem unë. Nuk e ndjej se duhet t`i jap gjithë këto kredite vetes për ta glorifikuar këtë personazhin tim dhe pozicionin tim. Shiko se unë po iki dhe po ju lë… Thashë, kur të fillojë Big Brother unë do bëj një urim nga zemra për ata të cilët do ta vazhdojnë programin edhe e mendova të mjaftueshme.

Mira Kazhani: Nata më e vështirë.

Arbana Osmani: Kanë qenë disa. Nuk di të të ndaj njërën. Kanë qenë disa. Të gjithë mendojnë që vështirësia në një program si Big Brother është prezantimi. Në fakt jo. Të paktën jo për mua. Për mua jo. Një program si Big Brother të kërkon 24 orë në 24. Unë do kisha qenë më rehat po të isha mbyllur tek shtëpia e Big Brother sesa duke qenë “head of content” nga jashtë. Ke shumë përgjegjësi. Përgjegjësi ndaj konkurrentëve, përgjegjësi ndaj familjarëve, ke përgjegjësi ndaj drejtuesve të televizionit dhe shifrave të audiencës që duhet t`i mbash gjithë kohën lart. Ke përgjegjësi ndaj stafit që qëndron aty bashkë me ty dhe nuk bën absolutisht asgjë tjetër. Ato 5 muaj, flas të paktën për stafin e ngushtë, ne që punonim shumë, ti nuk jeton.

Unë nuk kam jetuar 5 muaj Big Brother. Përveçse për Big Brother. Unë edhe kur isha me fëmijët e mi, nuk isha me fëmijët e mi. Telefoni im gjatë natës nuk ka qenë kurrë silent. Që në momentin kur fillon e deri kur mbaron Big Brother. Asnjëherë. Nuk bën dot një udhëtim. Nuk ha dot një darkë pa qenë tërësisht e lidhur me ata, me shtëpinë e famshme. Unë mendoj që nuk ka një arsye dhe një mënyrë tjetër për ta bërë Big Brother. Qofsha unë e gabuar, ose ndoshta jam dhënë unë më shumë seç duhet.

Po këtë e mendoj fort, duke parë edhe përvojën dhe eksperiencën e simotrave tona në samite dhe konferenca që kemi bërë me të gjitha shtetet që e organizojnë. Është lloji i formatit i tillë. Të do të gjithën.

Related Posts

U përfol se nuk do realizohet filmi i Blerandos dhe Shqipes, kjo e fundit habit me reagimin

Gjatë qëndrimit të Blerandos dhe Shqipes në ‘Big Brother VIP Kosova’, është përfolur për realizimin e një filmi me rolin kryesor të Shqipes dhe Blerandos. Por pak…

Po shkrihet krejt, Kaderi publikon momente me Lumbardhin nga pushimet

Çifti i njohur Kaderi dhe Lumbardhi pas një periudhe të ngarkuar me punë kanë vendosur ti kalojnë disa ditë pushimi. Çifti kanë zgjedhur Spanjenë saktësisht Palma de…

Martohet mbesa e Remzie Osmanit, këngëtarja publikon pamjet nga dasma madhështore

Këngëtarja Remzie Osmani është një nga këngëtaret më të dashura. Ajo së fundmi ka bërë të ditur se ka martuar mbesën e saj. Përmes disa pamjeve në…

Këngëtarja e njohur Rosela Gjylbegu humb njeriun e shtrenjtë

Këngëtarja e njohur Rosela Gjylbegu ka humbur nënën e saj. Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instastory ku shkruan…

Meritoni i shkruan letër nga zemra Rikes, vjen reagimi i Ilnisës

Ilnisa ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke na treguar se nuk është xheloze, përkundrazi, është xheloze vetëm për ëndrrat që kanë banorët brenda “BBVA 3”….

Reja e Mihrije Brahes ndanë një moment të paharruar me vjehrrën

Mihrije Braha dhe reja e saj Tringa kanë një marrëdhënie të shkëlqyer. Këtë gjë ato e ilustrojnë shumë shpesh përmes postimeve që lëshojnë në rrjete sociale. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *