News

Meteorologët zbulojnë se kur do të largohet i nxehti që shkrin, e diela rezervon surpriza

Share on the social medias

Java e parë e Gushtit do të karakterizohet me mot kryesisht stabil dhe me diell. Fillimi i javes nuk do të jetë shumë i nxehtë, ndërsa temperaturat shënojnë rritje graduale gjatë javës.

Pothuajse gjatë tërë javes pritet mot kryesisht me diell në tërë rajonin tonë, me zhvillime të disa vranësirave lokale, por kryesisht pa reshje atmosferike. Në jug dhe juglindje të Shqipërisë mund të ketë rrebeshe të izoluara, afatshkurtra shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga mesi i javës deri në fundjavë do të fillojë një valë e re e nxehtësisë, por kjo valë nxehtësie nuk pritet të jetë e fortë sikur valët e kaluara të kësaj vere në viset kontinentale, kurse në viset mesdhetare dhe bregdetare priten përsëri temperatura deri në 38 gradë Celsius. Kjo vlenë më së shumti për perëndimin e Shqipërisë.

Në Kosovë temperatura më e lartë maksimale gjatë kësaj jave pritet të premtën dhe të shtunën dhe ajo pritet të arrijë deri në 34, apo 35 gradë Celsius. Po ashtu i nxehtë i fortë pritet në zonat e ulëta të Maqedonisë së Veriut dhe jugun e Malit të Zi.

Të shtunën do të fillojë ndryshimi gradual i motit kur priten disa vranësira dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë vetëm në disa rajone, kurse të dielën në tërë rajonin priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta gjatë fundjavës e më të theksuara ditën e dielë kur priten më shumë vranësira dhe gjasa për më shumë reshje shiu.

Ishte ky parashikimi javor i motit nga MeteoBallkan dhe nëse ka ndonjë ndryshim në parashikim do të njoftoheni në postimet tona të përditshme.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *