Luizi dhe Kiara drejt martesës, Zhaklin Lekatari ka ‘dy fjalë’ për çiftin e “BBVA”

Opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari ka komentuar së fundmi disa ngjarje të ndodhura gjatë këtij edicioni të BBV. Pas propozimit npër martesë që Luizi i bëri Kiarës, pritet që në finalen e madhe të shohim martesën e tyre.

Vlen të theksojmë se dyshja brenda shtëpisë nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale. A mos vallë është një vendim i nxituar i çiftit martesa?

E pyetur lidhur me ketë situatë, opinionistja Zhaklin Lekatari deklaroi se ky vendimin i çifit për martesë i duket i frikshëm. Kjo sipas saj për shumë arsye.

“Nuk mendoj që është vetëm te sekesi çështja. Dy njerëz që janë njohur brenda një formati mendoj që duhet t’i japin vetes kohën për ta njohur njeri-tjetrin në jetën reale, me dinamikat dhe përgjegjësitë e veta, pa lupën e kamerave.

Martesa është një pakt, një kontratë dhe është një hap që duhet menduar mirë sepse nis një dimension i ri. E kam parë si përgjegjësi të madhe prandaj dhe nuk jam martuar. Unë nuk futem dot brenda ndjenjave të njerëzve por bazuar në eksperiencën time nuk e shoh të pëlqyeshme që dy njerëz pa u njohur 100% të hedhin një hap kaq serioz për të ardhmen e tyre.

Njëri nga ata jeton aty brenda mikrokozmosit të tij dhe se si do të jetë sjellja e tij, përshtypjet, feedbacku që do marrë jashtë këtë ne do ta shohim. Unë nuk do të doja të martohesha më një njeri që nuk e di se si është jeta jashtë. Luizi nuk e di çfarë përfaqëson jashtë as ai, nuk di as çfarë përfaqëson Kiara. Kjo lidhja sekesuale është pjesë shumë e rëndësishme, nëse e shijon, keni energjinë e njëjtë, për të kuptuar nëse energjia është aty ku duhet të jetë. Më duket e frikshme ky hap i tyre,” tha ajo.

Related Posts

Këngëtarja Antigona Hoxha sjellë këngën ‘Bijat’ për festat e fundvitit

Këngëtarja Antigona Hoxha para disa ditësh ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar Bijat e cila është pjesë e xhirimeve festive të produksionit Ardi,…

Më në fund e konfirmojnë! Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër, mes lotësh dhe emocionesh i këndojnë të bijës (Video)

Artisti dhe ish banori i Big Brother VIP ka publikuar këngën më të re “Frymë”, e cila i kushtohet të voglës që presin bashkë me partneren e…

Learta bën ndryshim në pamjen e saj, thjeshtë mahnitëse

Learta Jakupi është nusja më e famshmë në vendin tonë. Ajoështë reja e këngëtares së njohur të muzikës popullore, Shyhrete Behluli, transmeton OraInfo. Learta është shumë aktive…

Engjo zbulon befasinë e madhe, vjen sonte në mesnatë

Këngëtari i ri në moshë por i mbushur plot energji për muzikën, Engjo i cili jeton dhe vepron në Zvicër ka debutuar fortë në skenën e muzikës…

Përfshihet nga flakët lokali i Noizyt, dalin pamjet

Gjatë orëve të vona të mbrëmjës së djeshme, është përfshirë nga flakët lokali i reperit të njohur, Rigels Rajku (Noizy), në Durrës. Albeu ka siguruar pamjet nga…

Motrat Mustafa lajmërohen nga plazhi, habisin me veshjen e tyre

Motrat Mustafa janë ndër këngëtaret më të dalluara në skenën muzikore. Si në muzikë ashtu edhe në jetën private, ato janë shembull i femrave të përkryera. Pasi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *