Kryeministrja italiane në Beograd, serbët bënë një “ngatërrim” me flamujt e vendosur nëpër qytet

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka qëndruar gjatë ditës së diel për vizitë në Beograd.

Dhe atje, në aeroport, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka pritur me një buqetë me lule dhe në shenjë mirëseardhjeje janë vendosur flamuj.

Megjithatë, në vend të atyre italiane, kishte një “ngatërrim”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Billbordi.net

Flamujt, siç veprohet gjithmonë gjatë ardhjes së zyrtarëve të huaj, u vendosën përgjatë autostradës dhe rrugëve kryesore të qytetit – ku në disa pjesë ka pasur një problem.

Gjegjësisht, kombinimi i ngjyrave të flamurit italian dhe atij hungarez është i njëjtë, por në rastin e atij hungarez, ato janë horizontalisht, ndërsa në rastin italian, vertikalisht.

Flamuri i Serbisë është vendosur për së gjati, kështu që vijat nuk janë vendosur ashtu siç duhet (në këtë rast horizontalisht), gjë që rezultoi të ngjante me flamurin hungarez.

Related Posts

Pasi i tha po propozimit për martesë, braziliania rrëshqet dhe rrëzohet para partnerit

Një vajzë e re e cila disa sekonda pasi i tha “po” propozimit të partnerit për martesë, është rrëzuar pranë një ujëvare në momentin që dukej sikur…

Pesë qytetet me ajrin më të pastër në Evropë

Ndotja e ajrit, për fat të keq, është një problem i madh në shumë metropole botërore, përfshirë edhe kryeqytetin tonë. Disa qytete në botë janë jashtëzakonisht të…

A e dini pse avionët kanë dritare të rrumbullakosura?

Nëse i kërkoni një fëmije të vogël të vizatojë një avion, ai ka shumë të ngjarë të vizatojë dritaret e pasagjerit si të vogla dhe ovale, por…

10 qytetet më të shtrenjta në botë për vitin 2023

Një studim i ri ka renditur dhjetë qytetet më të shtrenjta në botë. Zurichu i Zvicrës është shpallur qyteti më i shtrenjt në botë. Qyteti më i…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *