News

“Kam sakrifikuar dhe jetuar larg familjes”, Luiza Gega: S’mund të lija stërvitjen për asnjë moment, një hap pas mund të më penalizonte

Share on the social medias

Sportistja Luiza Gega, bëri krenare jo vetëm familjen por të gjithë shqiptarët me fitoren e saj në pas shkëlqimit në Mynih, ku arriti të siguronte një medalje ari në atletikë në një kampionët madhor si Europiani.

Luiza Gega shkëlqeu në Mynih me një paraqitje fantastike në garën e 3000 m me pengesa.

Ajo u shpreh se ka sakrifikuar dhe jetuar larg familjes për të arritur deri këtu ku është sot, ndërsa u shpreh se nuk do të kishte zgjedhur asgjë tjetër përveç këtij sporti.

“Kur kalova pengesën e fundit përjetova një emocion të jashtëzakonshëm. Më është dashur të lë një jetë normale, të jetoj larg familjes për të realizuar një ëndërr që të përfaqësoja veten time dhe flamurin kombëtar Familjes time, trajnerit dhe atyre që më urojnë janë bërë të gjithë bashkë që unë kam ardhur deri këtu. Sa I përket mbështetjes financiare ajo tha se vitet e fundit ka ndryshuar mbështetja dhe se dy vitet e fundit ka ndryshuar ligji për sportin. Së shpejti pres të jem e katërta në botë. Mamin kam shumë muaj që nuk e takoj. Nuk mund të lija stërvitjen nëpër male sepse e dija që qoftë edhe një hap pas do të më penalizonte. Nuk do të doja të kisha zgjedhur asgjë tjetër përveç kësaj që bëj.”, tha ajo.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *