News

Incidenti në Gramsh, eksperti Ervin Karamuço bën deklaratën e fortë

Share on the social medias

Eksperti i Kiriminialistikiës, Ervin Karamuço ka reaguar në rrjetet sociale pas incidentit që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas tentuan të futeshin në bazë dhe hedhen me spraj dy ushtarakët.

Karamuço shkruan se këtë ngjarje e ka paralajmëruar para 4 muajsh.

Reagimi i plotë:

“Përpara 4 muajsh paralajmërova rrezikun rus të inteligjencës me mbulim turistik. Kanë vite që e bëjnë në vendin tonë dhe nuk ishte shumë e vështirë ta parashikoje. Kërkova gatishmëri dhe vigjilencë institucionale dhe publike. Disa menduan për konspiracion, të tjerë për imagjinatë të shtuar profesionale.

Gjithsesi që mbrëmë ka shumë dhimbje koke në Kremlin. Lavrovi e pati shumë të lehtë ta kthente në shtëpi “asetin” Lana nga Egjypti. Me Tiranën zyrtare mbase do ta ketë më të vështirë. Diplomacia dhe gjyqësori jonë janë para një sprove të fortë…”, ka shkruar ai.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *