Magazine Showbizz

Flori Mumajesi, Arbana Osmani dhe Eduarti bëhen bashkë, zbulohet projekti i madh që po përgatisin, dalin në dritë detajet e para

Share on the social medias

Flori Mumajesi dhe çifti Arbana Osmani-Eduart Grishaj po vijnë me një projekt. Sigurisht nuk bëhet fjalë për një bashkëpunim muzikor, por për diçka që ka lidhje me këngën, ‘Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar’.

Prej vitesh tashmë Festivali është drejtuar nga njerëz të ndryshëm të medias. Dy vite më parë nga Vera Grabocka me Alketa Vejsiun, vitin e kaluar nga Ardit Gjebrea e këtë vit nga treshja e sipërpërmendur.

Prej ditësh në media ëshë raportuar se këtë vit, “Festivali i Këngës” do të vijë në moderimin e Arbanës dhe regjinë e Eduartit, teksa kantautori Flori Mumajesi, do të vijë në rolin e drejtorit artistik të festivalit.

Flori nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Festivalit si këngëtar apo producent, e vetmja pjesëmarrje e tij ka qenë me Manjola Nallbanin kur Flori ka qenë pjesë e “The Dreams”.

Vlen të theksohet se nga vetë tre protagonistët nuk ka patur asnjë reagim. Arbana më herët ka zbuluar se i është propozuar dy herë për të prezantuar ‘Festivalin e RTSH’, në vitet 2014 dhe 2018, por nuk ka pranuar për arsye të ndryshme, ndërsa nuk ka përjashtuar që nuk gjë e tillë të ndodhë në të ardhmen.

“Ma kanë ofruar dy herë (2014 dhe 2018) dhe për arsye të ndryshme nga njëra-tjetra nuk kam pranuar. Nuk di të them se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por në të dyja rastet e mëparshme e kam vlerësuar, edhe pse nuk kam mundur të jem në atë rol”, tregoi moderatorja në 2020.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *