Magazine Showbizz

Fifi i drejtohet Labit, ka një porosi të rëndësishme për të

Share on the social medias

Ajo këtë kohë ka qenë një nga emrat më të diskutuar në showbizin shqiptar dhe faqet rozë. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, e cila këtë kohë mori vëmendje të madhe për lidhjen me biznesmenin Adis Patushi.

Derisa ia kanë shprehur vazhdimisht dashurinë njëri-tjetrit, ajo edhe kësaj radhe ka shpërndarë një moment intim me partnerin duke shkëmbyer puthje.

Megjithëse kanë qenë bashkë në një nga klubet në Tiranë ku ka performuar Labinot Tahiri – Labi, Fifi i ka bërë një kërkesë publike.

“Kur të martohem vëlla dua të më këndosh në dasmë”, u shpreh Fifi.

Ndonëse deri më tani nuk ka njoftuar ndonjë datë, apo nëse po planifikojnë për një ceremoni.

Fifi ndryshe ka nisur lidhjen me Adisin pas daljes nga Big Brother VIP, marrë parasysh që në atë format u përfol për një romancë me ish-banorin Granit Cana.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *