Magazine Showbizz

Epike: Shikoni se si amerikani nxehë atmosferën me këngën e Dafina Zeqirit (VIDEO)

Share on the social medias

Që ajo ka fansa kudo në botë, kjo nuk është diçka e re, por që edhe një amerikan është në gjendje të këndojë një këngë të saj shumë mirë kjo padyshim është arritje.

Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, jehona e këngëve të së cilës ka kaluar oqeanin, së fundmi është bërë viral një moment kur një i huaj këndon “Pa ty”, bashkëpunimin e Dafina Zeqirit me Muma-n dhe Cricket, të lançuar një vit më parë.

Ky moment është regjistruar gjatë vox-pop-eve të realizuar nga T7, në mbrëmjen e “Sunny Hill Festival” fansi i huaj ishte pjesëmarrës dhe në një intervistë të shkurtër me gazetarin tregoi se pëlqen Dafinën, dhe papritur krijoi atmosferë duke interpretuar këngën.

Ky moment më pas u bë viral në rrjet, madje edhe vetë autorja e “Dhimbje Dhimbje” e ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram./panorama

VIDEO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *