Efi flet për BBVA: Ja pse kam menduar disa herë të largohesha

Dalja e saj nga “Big Brother VIP” revoltoi gjithë shqiptarët, por Efi është shumë e lumtur për rrugëtimin e saj dhe që doli kryelartë nga reality-show. Në një intervistë për “TAR”, ajo ka treguar se çfarë “e bezdiste dhe nevrikoste” më shumë brenda shtëpisë, që më pas bëheshin shkak edhe për debatet e saj me tone të ngritura:

“Kushdo personazh që të ishte(nga ata që debatonte), siç edhe u pa unë jam shumë njeri i drejtë, ndoshta është e gabuar ndonjëherë, por mua më doli që bëra shumë mirë që isha ashtu. Fakti që ti je i rrethuar 24 orë me kamera dhe ty të shikohet çdo lëvizje që ti bën dhe ti mendon se njerëzit nuk e shohin, mua kjo gjë më acaronte.

Dhe tjetra është që ti përpiqesh të tregohesh i sjellshëm dhe i mirë dhe nuk e lë veten të lirë të tregosh atë që je, sepse shumica nga banorët në këtë pikë kanë dalë keq jo duke qenë të këqinj, por thjesht fakti që e ndrydhin veten edhe përpiqen të nxjerrin diçka që nuk janë, normal që do dalin keq.

Ti e kupton që sado do mundohesh të shtiresh, sado ta mbash veten një muaj me zor, ka nga ato fragmentet e vogla që ti e tregon automatikisht se kush je dhe të prishet komplet imazhi. Më mirë lëre veten të qetë dhe shijoje sepse për mua kjo ishte gjëja më kryesore”-tha ajo.

Ndërkohë Efi zbuloi se ka kërkuar disa herë të dalë nga reality show, duke treguar edhe arsyen pse:

“Normalisht që ka pasur momente që kam dashur të dal, realisht kam dashur por jo për faktin që unë e kam ndjerë veten të dobët, por për faktin se unë e kam ndjerë veten superiore.

Shikoja disa lloje debatesh që nuk doja të përfshihesha, zgjodha që të qëndroj në heshtje ose të mbyllem në dhomë dhe të rrija me dy persona që kisha dëshirë dhe po e ndjeja veten që nuk po luaja. Po thoja me vete që:

“Kush është në të vërtetë loja dhe pse të gjithë po e përdorin këtë fjalë?” dhe po më bezdiste pafundësisht shumë. Për mua loja është pikërisht kjo, menaxhimi i nervave, i situatave, përgjigjja e duhur. Jo të luash sepse duhet të bësh një rol, këtë gjë banorët e këtij viti e kanë kuptuar gabim. Kjo nuk më pëlqen fare.”

Related Posts

U përfol se nuk do realizohet filmi i Blerandos dhe Shqipes, kjo e fundit habit me reagimin

Gjatë qëndrimit të Blerandos dhe Shqipes në ‘Big Brother VIP Kosova’, është përfolur për realizimin e një filmi me rolin kryesor të Shqipes dhe Blerandos. Por pak…

Po shkrihet krejt, Kaderi publikon momente me Lumbardhin nga pushimet

Çifti i njohur Kaderi dhe Lumbardhi pas një periudhe të ngarkuar me punë kanë vendosur ti kalojnë disa ditë pushimi. Çifti kanë zgjedhur Spanjenë saktësisht Palma de…

Martohet mbesa e Remzie Osmanit, këngëtarja publikon pamjet nga dasma madhështore

Këngëtarja Remzie Osmani është një nga këngëtaret më të dashura. Ajo së fundmi ka bërë të ditur se ka martuar mbesën e saj. Përmes disa pamjeve në…

Këngëtarja e njohur Rosela Gjylbegu humb njeriun e shtrenjtë

Këngëtarja e njohur Rosela Gjylbegu ka humbur nënën e saj. Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instastory ku shkruan…

Meritoni i shkruan letër nga zemra Rikes, vjen reagimi i Ilnisës

Ilnisa ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke na treguar se nuk është xheloze, përkundrazi, është xheloze vetëm për ëndrrat që kanë banorët brenda “BBVA 3”….

Reja e Mihrije Brahes ndanë një moment të paharruar me vjehrrën

Mihrije Braha dhe reja e saj Tringa kanë një marrëdhënie të shkëlqyer. Këtë gjë ato e ilustrojnë shumë shpesh përmes postimeve që lëshojnë në rrjete sociale. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *