Magazine Showbizz

E kishte ofenduar kohë më parë, ky është veprimi i Elvana Gjatës ndaj Noizyt

Share on the social medias

Në vitin 2008, rep-artisti Noizy lansoi një projekt muzikor të titulluar “Na jena mbretër”, ku në një pjesë krijoi një ‘diss’ ndaj Elvana Gjata.

Por pas kaq shumë kohësh, reperi së fundmi në një intervistë ekskluzive u shpreh se e ka diskutuar këngën ‘Na jena mbretër’ dhe do donte shumë mos ta kishte përmendur artisten dhe tha se nuk e mbyll karrierën pa bërë një këngë me krijuesen e shumë hiteve, Elvanën që e konsideron si ‘diva’, shkruan lajmi.

Pas këtyre deklaratave erdhi edhe reagimi i Elvanës e cila postoi në InstaStory një pjesë nga koncerti i Noizyt.

“Kur beson shumë dhe punon edhe më shumë për atë beson! Këmbëngulje! Midis Tirone!”-shkroi ajo.

Më pas nuk vonoi shumë dhe erdhi dhe reagimi i Noizyt ku ripostoi postimin e këngëtares dhe e cilësoi Elvanën si ikonë.

VIDEO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *