News

“Dokumente të reja shtesë për politikanin e lartë që ka mbajtur poste me rëndësi”, Balla tregon vendimin: Ja qëllimi ynë

Share on the social medias

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dalë në një reagim për mediat, ku ka hedhur fokusin tek zyrtari i lartë që i doli emri si bashkëpunëtori me sigurimin e shtetit.

Balla u shpreh se kanë ardhur fakte të reja. Balla gjithashtu theksoi se nismat janë depozituar me qëllim heqjen e pengesave për shqyrtimin e pastërtisë së figurës të personave të cilët kanë mbajtur deri tani poste shumë të larta, duke mos përmendur emra.

“Një përmbledhje të të gjithë nismave, janë një paketë. Në fund të korrikut është depozituar një nismë nga grupi i PS për dy ndryshime në dy ligje, njëri për fund e Autoritetit të dosjes dhe një në ligjin për zgjedhjet.

Për të hedhur dritë mbi pastërtinë e figurave, nisur nga rasti i evidentuar tashëm për një politikan të nivelit të lartë që ka mbajtur pozicione shumë të rëndësishme në Shqipëri dhe që mbi këtë politikan kanë rezultuar dokumente të reja shtesë e ekzistojnë disa pengesa nga ligji aktual për vijimin e shqyrtimit.

Në Shqipëri në 30 vite ka pasur raste të tjera të cilat kanë arritur ti shmangen përgjegjësisë morale e jo vetëm e të arrijnë në herarkinë më të lartë shtetërore, duke dëmtuar jetën e shumë personave që kanë vuajtur kirimiet e Sigurimit”, tha ai.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *