Magazine Showbizz

Do t’i zërë vendin Bora Zemanit tek ‘Përputhen’? Reagon Fjoralba Ponari dhe zbulon çfarë do të ndodhë

Share on the social medias

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’.

Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

E në bisedat ‘online’ që Fjoralba bën me ndjekësit e saj, pyetjet janë shumta dhe prezantuesja zgjedh t’ju përgjigjet disa prej tyre për të shuar kureshtjen që ka mbi jetën e saj personale dhe profesionale.

Për sa i përket kësaj të fundit është aluduar se pas konfirmimit të Bora Zemanit si prezantuese e “Dancing With the Stars” që do të nisë së shpejti në Top Channel, drejtimin e ‘Përputhen’ do ta marrë Fjoralba. Por, mesa duket nuk qenka kështu dhe këtë e konfirmon vetë bukuroshja.

FOTO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *