Magazine Showbizz

“Çuditem si nuk zura mend” Rikthehet sherri mes ‘treshes së famshme’, Arjola Demiri thumbon Monika Lubonjën, ndërhyn Ilir Shaqiri

Share on the social medias

Marrëdhënia mes Arjola Demirit dhe Monika Lubonjës nuk është më si dikur. Më parë në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, Monika la të kuptohej se nuk ka komunikim me Arjolën.

Arjola ka reaguar duke postuar një foto kur ishte brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

“Hej Subhanallah o yll bote. Çuditem si nuk zura mend. Ma the po kujt ja the,” shkruan aktorja duke iu drejtuar Ilir Shaqirit.

“A ke pleh me shit”, i përgjigjet balerini me shprehjen që disa ditë më parë thumboi Monikën.

Kujtojmë që dhe Monika iu përgjigj me nota ironie pyetjeve që kishin të bënin me Ilir Shaqirin pak ditë më parë. Një ndjekës e pyeti aktoren se kush mendonte se e ka bërë të famshme, BBVIP apo teatri. Ajo ironizoi duke u përgjigjur se ka qenë Iliri duke i bashkangjitur dhe disa emoji duke qeshur.

Ndërsa balerini u përgjigj me një foto në Instastory krahas së cilës shkruante: “I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri”, referuar kështu Monika Lubonjës, e cila shpesh në shtëpinë e BBV u bë virale për batutat e saj me bananet.

FOTO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *