Magazine Showbizz

Capital T e nënvlerëson keq Noizyn: Ja arsyeja

Share on the social medias

Capital T tre vjet më parë në Tiranë realizoi koncertin e tij të parë “Time Capsule” i cili rezultoi një sukses.

Por reperi i njohur duket se është bërë nostalgjik dhe ka thënë se ai ka qenë koncerti më i madh që është bërë ndonjëherë në historinë e muzikës shqiptare, sipas Kapos ai mblodhi në shesh mbi 10 mijë njerëz dhe skena e koncertit të tij ka qenë ndër më të mëdhatë që është ndërtuar në Ballkan, veç këtyre fakteve të renditura në postimin e tij reperi nga Prishtina shkruan se:

“Unë nuk i jap vetes merita apo kredite për të cilat si kam, thjesht po hap një kapitull të ri në mendjen e të tjerëve”.

Mos ndoshta ky mesazh është një thumb për Noizyn i cili të dielën do të mbajë koncertin e tij të parë dhe është shprehur se ky do të jetë koncerti më i madh që është mbajtur ndonjëherë në trevat shqipfolëse.

Edhe Noizy në intervista të ndryshme që ka dhënë në media ka thënë se skena që po ndërtohet do të jetë e përmasave gjigande, të cilat s’janë realizuar ndonjëherë.

Dhe si për ironi të dy reperat kanë zgjedhur të punojnë me të njëjtët bashkëpuntorë megjithatë ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta shohim të dielën dhe të bëjmë një rezyme se cili nga koncertet ishte realisht më i madhi.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *