News

Blendi Fevziu reagoi i revoltuar pasi i publikuan foton që po trondit rrjetin, Romeo Kara del me deklaratën e fortë ndaj moderatorit: Të mbajë shënime

Share on the social medias

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar ndaj kritikave të shumta që mori pas publikimit të një fotoje, ku shihej duke zbritur nga një skaf në bregdetin e Palasës. Kjo erdhi pas reagimit të gazetarit për ngjarjen tragjike të Himarës, ku Arjan Tase përplasi me skaf 7-vjeçaren, Jonada Avdia.

Nisur nga zhurma e madhe që u bë, drejtuesi i emisionit “Opinion” ka bërë një sqarim në rrjete sociale.

Ai thotë që po bën edhe autokritikë nëpërmjet këtij reagimi ndërsa shpjegon se fotot janë shkrepur në 16 dhe 17 Korrik, kohë kur po realizonte disa dokumentarë për plazhet e jugut për emisionin e tij.

Pas këtij statusi ka ardhur edhe reagimi i juristit të njohur Romeo Kara.

“Fevziu te mbaje shenime kur flet Anri Bala dhe te mos mbaje shume referate pordhacerie.

Nuk ia ka fajin Anri Bala se, ai eshte njehsuar me ata, qe duhet t’a mbyllin gojen, kur behet fjale leksione moraliteti”, shkruan juristi në Facebook.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *