Magazine Showbizz

Aktorja Delinda Disha merr vendimin e papritur, largohet nga ‘Klanifornia’, ja ku do e shohim tani e tutje

Share on the social medias

Aktoren e njohur Delinda Disha nuk do e shohim më në “Klanifornia”. Ajo do nisë një aventurë të re, duke ardhur si moderatore e një emisioni investigativ. Delinda ka zbuluar së në shtator do moderojë emisionin ‘Xhadat’ krah moderatores Fiori Dardha.

Aktorja ka zbuluar gjithashtu se edhe bashkëshorti i saj do të jetë në të njejtin vend pune si ajo tashmë në një televizion tjetër.

“Po Eldi s’do të punojë më në Klan apo do punojë në Mcn Tv?”– e ka pyetur së fundmi një ndjekës Delindën, e cila u përgjigj duke shkruar: “Po jemi bashkë në Mcn të dy.”

Një tjetër ndjekës ka pyetur për arsyet pse Delinda ka vendosur të ndryshojë logo, ndërsa ishte kureshtar edhe për raportin e saj me bashkëshortin në ambientet e punës.

“Pse ike nga Tv Klan? Si është të punosh e të jesh kudo me burrin?”. Delinda ka vendosur të mos e sqarojë arsyen e largimit nga “Klan”, ndërsa për bashkëshortin shkruan se “nuk punon dot pa të.”

“Ika. Është shumë mirë më është bërë sëmundje, pa Loken s’punoj dot”, shkruan Delinda.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *