Magazine Showbizz

“Ah moj nëna ime të ishe gjallë”, Alketa Vejsiu kthehet në shtëpinë ku është rritur, 25 vite më vonë

Share on the social medias

Përmes disa postimeve në rrjete sociale, Alketa Vejsiu tregoi për ndjekësit se ndodhej në qytetin e Korçës, në shtëpinë e gjyshërve, ku ka kaluar fëmijërinë e saj.

“O zot sa kujtime kam këtu”, thotë moderatorja ndërsa tregon për ndjekësit vendin ku është rritur.

Moderatorja e njohur nuk harroi që të kujtojë gjyshen e saj të ndjerë, teksa në një foto të derës së shtëpisë shkruan: “Ah moj nëna ime të ishe gjallë të të puthja dhe një herë”, ka shkruar ajo krahas videos duke treguar kështu një anë të dhimbshme të saj.

Teksa ndodhet në oborrin e shtëpisë, moderatorja rrëfeu ajo bënte edhe punë me grep.

“Këtu bëja punë me grep edhe qëndisja. Ulesha këtu kemi pasur një stol që uleshim me gocat dhe me çunat. Këtu më ndiqte nëna me bukë, me gjalpë dhe me djathë”, shprehet Alketa.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *