Magazine Showbizz

A kanë futbollistët më shumë sukses me femrat? Përgjigja e Chiellinit bëhet hit në rrjetet sociale (VIDEO)

Share on the social medias

Giorgio Chiellini me vite të tëra ka qenë njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë, ndërsa njësoj qëndron edhe për anën komike të tij.

Ai është njëherësh njëri ndër shakaxhinjtë dhe argëtuesit më të mëdhenj në mesin e futbollistëve.

Italiani tash është 38 vjeçar dhe luan për Los Angeles FC në MLS-në amerikane, pasi ka vendosur t’i kalojë vitet e fundit të karrierës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë pjesëmarrjes në një podcast, ka folur në detaje për karrierën e tij, ndërsa një përgjigje që nuk ka të bëjë me futbollin, është bërë hit në rrjetet sociale.

Nikoqiri i emisionit e ka pyetur se a është e vërtetë që falë popullaritetit, lojtarët kanë më shumë sukses me femrat sesa njerëzit e zakonshëm.

Me këtë rast, Chiellini ka qeshur dhe është përgjigjur duke qeshur: “Më shikoni mua. Unë jam i keq si uria. Prandaj… po”. /Telegrafi/

VIDEO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *