A do jetë i pranishëm Armaldo në dasmën e Kiarës dhe Luizit? Maestro zbulon dhuratën që ka gati për nusen

Ai është një nga figurat më të diskutuara në Big Brother Vip, me batutën gati, humorin dhe debatet me këngëtarin Luizi Ejlli, arriti të jetë një nga protagonistët e këtij formati.

Maestro Armaldo Kllogjeri, i ftuar në “Vila24” me moderatoren Brunilda Lahe ka ardhur në një intervistë ndryshe për ekranin e News24.

“Nuk e kisha menduar finalen por me kalimin e kohës duke parë ecurinë po i thoja vetes pse të mos jem pjesë e saj. Nuk u bë e mundur, tani pak rëndësi ka, e rëndësishme është që unë u bëra personazh, rëndësi ka që njerëzit të më duan, dhe BBV do mbahet mend për tre veta: Unë, Olta dhe Luizi”.

I pyetur për dhuratën që do t’i bëj çiftit Luiz – Kiara në dasmën që do të organizohet në finalen e BBV, Armaldo zbuloi se cila do të jetë surpriza që ka për ta.

“Di që do të ketë celebrim, por me orkestër e muzikë e të kërcejmë e të këndojmë nuk e di, por edhe nëse është kështu do e festojmë. Të them të drejtën dhuratën nuk e kam menduar, do i jap një zarf se kjo zgjedhja e dhuratave është e vështirë, nusja ka shije tjetër unë tjetër, a ju pëlqen atyre, problem dhe vendi ku do e vendosin etj. Më mirë zarfin e të bëjnë ç’të duan”-tha Armaldo.

Moderatorja: E ka të rëndë zarfin Luizi dhe Kiara?

Armaldo Kllogjeri: Unë do shtri këmbët sa të kem jorganin.

VIDEO:

Related Posts

Këngëtarja Antigona Hoxha sjellë këngën ‘Bijat’ për festat e fundvitit

Këngëtarja Antigona Hoxha para disa ditësh ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar Bijat e cila është pjesë e xhirimeve festive të produksionit Ardi,…

Më në fund e konfirmojnë! Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër, mes lotësh dhe emocionesh i këndojnë të bijës (Video)

Artisti dhe ish banori i Big Brother VIP ka publikuar këngën më të re “Frymë”, e cila i kushtohet të voglës që presin bashkë me partneren e…

Learta bën ndryshim në pamjen e saj, thjeshtë mahnitëse

Learta Jakupi është nusja më e famshmë në vendin tonë. Ajoështë reja e këngëtares së njohur të muzikës popullore, Shyhrete Behluli, transmeton OraInfo. Learta është shumë aktive…

Engjo zbulon befasinë e madhe, vjen sonte në mesnatë

Këngëtari i ri në moshë por i mbushur plot energji për muzikën, Engjo i cili jeton dhe vepron në Zvicër ka debutuar fortë në skenën e muzikës…

Përfshihet nga flakët lokali i Noizyt, dalin pamjet

Gjatë orëve të vona të mbrëmjës së djeshme, është përfshirë nga flakët lokali i reperit të njohur, Rigels Rajku (Noizy), në Durrës. Albeu ka siguruar pamjet nga…

Motrat Mustafa lajmërohen nga plazhi, habisin me veshjen e tyre

Motrat Mustafa janë ndër këngëtaret më të dalluara në skenën muzikore. Si në muzikë ashtu edhe në jetën private, ato janë shembull i femrave të përkryera. Pasi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *