Zbulohet edhe një konkurrente e Big Brother VIP2? (FOTO)

Pak ditë para finales së madhe të “Big Brother VIP”, në emisionin “Goca dhe Gra” u vendos një bast.

Basti kishte të bënte pikërisht me fituesin e edicionit të parë të “Big Brother VIP”.

Dy pretendentët kryesor për ta fituar ishin Donaldi dhe Iliri, kështu që Dalina Buzi, humbi duke shprehur preferencë për Donaldin dhe Armina fitoi bastin pasi tha emrin e Ilirit.

Në emisionin e fundit ato sërish kanë vendosur një bast, ku ajo që humbte do t’i jepte një darkë tjetrës.

E Dalina vendosi që ajo darkë të bëhej brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku edhe mes batutash ajo e ka pyetur atë nëse do të futej në ediconin e dytë “Më kanë thënë, dhe jo se nuk po e mendoj vetëm se kam hallin e punës”, është shprehur Armina.

E si duket Arminën edhe mund ta shohim brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”.

FOTO:

Leave a Reply

Your email address will not be published.