Magazine Showbizz

Xhensila Myrtezaj shfaqet në krah të Donald Veshajt: Bashkëpunim së bashku?

Share on the social medias

Kur shikon bashkë Donald Veshajn dhe Xhensila Myrtezaj, pyetja më normale është; ndonjë bashkëpunim mes tyre? Duke qenë se aktori e ka marrë seriozisht punën e muzikës, kjo është një mundësi e mirë.

Së fundmi, Xhensila ka ndarë me ndjekësit e saj në Tik-Tok një video, ku duket me Donaldin.

Dyshja duken duke u argëtuar teksa, imitojnë zërin ku thuhet: “Do të bëni pushime këtë vit. Unë pushime jam tërë kohën”.

“Filtri ishte për mua, taksirati të kapi dhe ty. Halle pushimesh, dhe filtrash”, -shkruan këngëtarja.

Kjo video ka marrë pëlqime të shumta, teksa komentet në faqen e Xhensilës në Tik-Tok vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Kujtojmë që nga ana profesionale Xhensila Myrtezaj po shijon suksesin e bashkëpunimit me Noizyn “Edhe një natë”.

Sakaq Donald Veshaj ka njoftuar këngën e re në rrjetin e tij social Instagram. Ai shkruante: “Të kuptoj me mirë me sy se me fjalë…”. Fragment për të cilin u akuzua se ia ka “vjedhur” këngës “Faj” të Beatrix Ramosajt.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.