News

Vuçiç bën një përbetim: Sa të jem gjallë duhet të bëjë çmos që Serbia të ketë marrëdhëniet më të mira me fqinjët e saj

Share on the social medias

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të premten se ai duhet të bëjë çmos që Serbia të ketë marrëdhëniet më të mira me fqinjët e saj, por se nuk duhet të harrojë atë që i ndodhi popullit serb.

Në një intervistë për Televizionin Prva, Vuçiq tha se dhjetëra mijëra njerëz pushojnë çdo vit në Kroaci dhe se qëndrimi i tij personal është se “për sa kohë që ai jeton” nuk do të shkojë në det atje.

Ai shtoi se nuk ka dashur të shkojë në det, por në Jasenovac, për të treguar respekt për jetet e humbura dhe se ka kërkuar që të vizitojë sërish vendin e vuajtjes, por asgjë nuk ka ndodhur.

Vuçiç vlerësoi se në Kroaci ka filluar rishikimi i historisë.

Pos kësaj, Serbia vuan dhe faktin se kroatët kanë një vijë bregdetare nga më fantastiket në Europë, me të ardhura të larta nga turizmi, të cilin e kanë dhe elitar. Ndërsa Serbia vuan historikisht fatin e të qënit pa det dhe pamundësinë për dalje në det me kartën e pretendimeve nacionaliste.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.