News

Vizita e parë zyrtare e Presidentit Bajram Begaj shkakton polemika në Kosovë, kjo është partia që refuzoi ta takonte

Share on the social medias

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ndodhet për një vizitë dy ditore në Kosovë. Kjo është vizita e tij e parë zyrtare që kur mori postin e Presidentit, më 24 korrik. Por me sa duket, vizita e Begajt në Kosovë ka shkaktuar polemika dhe nuk ka arritur që të bëjë bashkë politikën shqiptare.

Në agjendën e ditës së sotme të Presidentit ishim parashikuar takime me krerët e partive politike.

Kreu i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar takimin me Presidentin.

Ai ka refuzuar ftesën e Begajt për t’u takuar në selinë e Kuvendit, duke pretenduar se ai duhet të shkonte në selinë e partisë së tyre.

“Lidhja Demokratike e Kosovës shprehë keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë. Për dallim nga krerët insitucional paraprak të Shqipërisë, Presidentët e shkuar, Kryeminisrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, Presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qëndrore të saj”, thuhet në një përgjigje nga LDK-ja.

Presidenti kishte kërkuar nga LDK që të takoheshin në ambiente të tjera. Por kjo e fundit e konsideron qasje të pazakontë refuzimin e Presidentin shqiptar për t’i takuar drejtuesit në zyrat e partisë.

Sakaq, Begaj ka takuar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndonëse këto lloj takimesh zakonisht janë zhvilluar në selitë e partive respektive, Begaj ka kërkuar që të gjithë krerët e partive opozitare t’i takojë në Kuvend, Haradinaj e ka respektuar këtë kërkesë të kreut të shtetit shqiptar.

Edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi i tha po ftesë së tij.

Në ditën e parë të vizitës, Presidenti u takua me homologen e tij, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti si dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.