News

Veliaj i përgjigjet ‘ashpër’ ish-presidentit: Për të jetuar unë shisja fiq, Ilir Meta spiunonte miqtë

Share on the social medias

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në një intervistë televizive, i është përgjigjur Ilir Metës, të angazhuar ditët e fundit kundër tij, ku i thotë se ndërsa ai në rini të tij shiste fiq, ish presidenti shiste miqtë e tij duke i përgjuar si sigurims. Veliaj thotë se Meta kërkon votat e PD dhe nuk ka asnjë interes për të mirën e Tiranës.

Me marrjen zyrtarisht të drejtimit të partisë, Ilir Meta ka nisur një beteje te ashpër kundër jush, duke ju akuzuar jo vetëm për inceneratorët por dhe betonizmin, madje dhe për cilësinë e ajrit ne Tiranë. Pse mendoni se po ju godet ish-presidenti?

Pasi ka bastisur të gjithë zyrat e shtetit shqiptar, për herë të pare mbas 30 vjetësh është 3 javë pa punë dhe qartazi është një skemë që dhe ai dhe Sali Berisha bëjnë, jetojnë të dy në Gjirin e Lalzit, nuk jetojnë fare në Tiranë. Shoqëria jonë nuk është shoqëria as e fuksave të sigurimit të viteve 80, as e partisë së punës së Saliut te asaj periudhe te erret te Shqipërisë. Ai dhe Sali Berisha kane pasur çdo post ne Shqipëri, ata mund ta kishin bere Tiranen lule, por te gjykosh se si dikush del te liqeni dhe thotë Tirana e pastër dhe dola për vrap, dhe pastaj poston një foto të Kabulit do të thotë që ai sot nuk është vetëm sigurimsi Ilir Meta, ai sot është pacienti Ilir Meta dhe ai sot po sillet si taeleban, pra e vetmja gjë që e bashkon me Kabulin përveç fotove që përdor për të fyer Tiranën, është sjellja prej taelebani. Unë e di që sapo te jepet kjo interviste, te gjithë minionet e Ilirit dhe Saliut do me kujtojnë fiqtë po është tjetër gjë te shesësh fiqt dhe është tjetër gjë të shesësh miqtë dhe kjo është diferenca e madhe mes meje dhe Ilrit. Une kam shitur fiqtë për te mbijetuar kurse Iliri ka shitur miqtë duke i spiunuar për të bërë karrierë. Jemi dy bote te ndryshme dhe unë besoj që ne këtë beteje politike ndahen këto dy bote.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.