News

Vasili: Shumë shpejt do nxjerrim fakte dhe dokumente të rënda

Share on the social medias

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka denoncuar skemën e vjedhjes me Inceneratorët edhe në drejtorinë e Ujësjellësit në Bashkinë e Tiranës.

Vasili shprehet se inceneratorët i kanë shtrirë këmbët e tyre edhe në ndërmarrjet e bashkisë pasi thekson se lidhjet e këtij institucioni me inceneratorët janë me shumë fije të cilat po zbulohen një nga një.

Ai shkruan se prej 2 muajsh i ka kërkuar informacion drejtorisë së Ujëllëssit informacion për disa çështje por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Bllokimi i i formacionit behet me qellimin e vetem, qe e verteta te mos dale ne shesh.

U bej thirrje ti therrasin mendjes dhe te zbatojne ligjin dhe te informojne sepse te verteten nuk e mbulojne dot ne asnje menyre.

Ka mjaft punonjes te pergjegjshem te shtetit dhe te Bashkise se Tiranes, qe po informojne vazhdimisht sepse nuk e durojne dot vjedhjen e hapur, qe po behet dhe mirenjohja per pergjegjshmerine e tyre eshte pa kufi”, shkruan Vasili.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.