Vajza mbush 10 vjeçe, Aurela Gaçe i organizon festën e madhe (VIDEO)

Sot në familjen e këngëtares së njohur, Aurela Gaçe ka festë. Vajza e saj e madhe feston ditëlindjen dhe mbush 10 vjeçe.

Ndërkohë Aurela është kujdesur t’i organizojë një festë të paharruar. Padyshim, nuk ka munguar muzika, torta, qirinjtë dhe tullumbacet.

Këngëtarja ka ndarë disa momente edhe në Instagram, shoqëruar me një dedikim prekës për të bijën.

“10 vjet me ty Grace im, bekimi i parë i dy familjeve. Nuk po shkruaj gjithë çfarë ndjen zemra ime si nënë, ndjesitë e çuditeshme qysh kur mësova se brenda meje rritej një zemër e vogël, momentin kur e mora në krahë për herë të parë, se do të duhej të shkruaja shumë gjatë, por ka 10 vjet që jeta ime mori kuptimin më të bukur, më me vlerë.

10 vite, e bekuar me Grace (Hirin e Perëndisë). Mbrëmë ajo festoi mes shoqeve e shokëve te klasës, e sigurisht me shoqet që janë rritur bashkë ne lagje, me familjet bashkë, e uroj me zemër që gjithë fëmijet të jenë te bekuar e rrethuar me dashuri. Përgjigjia e çdo hapi në jetë, dashuria”, – ka shkruar Aurela në postimin e saj.

VIDEO:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX