“Vajta 4 vjet pas tij”, Lefter Maliqi i jep lajmin “e keq” Lulzim Bashës

Ish-deputeti Lefter Maliqi u shpreh se kryedemokratin Lulzim Basha e kanë braktisur. Ai tha se mbështetësit e tij do ta përkrahin Sali Berishën në Berat.

Pjesë nga intervista në MCN Tv

Gazetari: Lulzim Basha tha para pak ditësh se ka mbështetjen e 95 për qind të demokratëve. Rezulton të jetë kështu të paktën për qarkun e Beratit?

Maliqi: Po të vi në qarkun e beratit. Ju e thatë dhe vetë se unë u rreshtova me opozitën e bashkuar se qëndrimet e mia dy vjet ishte mbajtja një qëndrim opozitar. E quaj të vonuar lëvizjen e Berishës por më mirë vonë se kurrë sepse po ta kishte nisur më parë do isha rreshtuar përkrah Berishën por kjo nuk do të thotë se nuk do të pritet dhe sot me këngë e valle. Mbështetësit e mi do të jenë të pranishëm. Unë e njoh PD mirë dhe vajta 4 vjet pas Bashës, por dua t’ju them se ka mbështetjen e 5 % për momentin por baza nuk është me të. Por shyqyr zotit kjo ringritje filloi për PD sepse opozita nëse nuk është e bashkuar nuk e rrëzon dot këtë klimë oligarkësh që e kanë futur vendin në një rrugë pa kthim dhe kjo foltore është e vetmja shpresë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX