News

U qan hallin shqiptarëve, por vetë e “zhytur” në luks, Erion Braçe ironizon shapkat e shtrenjta të Kryemadhit: Sa litra naftë bëjnë 480 dollarë?

Share on the social medias

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, vazhdimisht “qan hallet” e shqiptarëve. Në çdo dalje publike, ajo e ka vënë theksin mbi varfërinë dhe papunësinë e shqiptarëve.

Kryemadhi para qytetarëve, të cilëve u jepte shpresa se do t’i nxirrte nga varfëria dhe skamja. Mirëpo, në një kohë kur bashkë me bashkëshortin e saj trumbetojnë me të madhe për shpëtimin e vendit nga varfëria, Monika Kryemadhi nuk kursehet aspak për veten.

Ajo nuk heq dorë nga blerjet e shtrenjta dhe luksi. Kryemadhi është parë e veshur me një palë shapka plazhi të firmës së njohur “Valentino”, të cilat kanë kushtuar plot 480 dollarë. Një shifër kjo jo e vogël për një palë shapka plazhi.

Këtë detaj e ka vënë re dhe ish-zv kryeministri Erion Braçe. Deputeti i Partisë Socialiste, ka ironizuar vlerën e shapkave të Kryemadhit, duke shkruar sa litra naftë bëjnë 480 dollarë?

“Një palë shapka 480 dollarë?! 480 dollarë?! 480 dollarë sa bëjnë? Sa litra naftë bëjnë 480 dollarë?!”, shkruan Braçe.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Kryemadhi është shfaqur në publik duke mos e kursyer jetën e luksit. Kryemadhi shëtit me veshje të shtrenjta, ku vetëm syzet e saj kanë një çmim marramendës.

Vite më parë ka publikuar fotot e vilës në Gjirin e Lalzit, të mbuluar nga luksi. Në një kohë që shqiptarët kanë një sërë problemesh ekonomike dhe paguhen me paga të ulëta, me të cilat nuk sigurojnë dot as shpenzimet minimale të jetesës, syzet e Monika Kryemadhit kushtojnë rreth 1454 euro.

Vlerë të cilën shqiptarët duhet të punojnë minimalisht 5 muaj për të blerë vetëm një palë syze.

Garderoba e Monika Kryemadhit, vlen me shifra që shqiptarët e thjeshtë as nuk i ëndërrojnë dot.

Ndërsa një palë syze i kushtojnë sa pensioni i 10 personave në qytet e 30 në fshat dhe sa ndihma ekonomike e 10 familjeve në nevojë.

Ndërkohë që sipas Kryemadhit dhe bashkëshortit të saj deklarojnë se nuk kanë asnjë biznes, vetëm rroga e një deputeti nuk e justifikon një çmim të tillë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.