Magazine Showbizz

Të gjithë menduan se u pajtua me Arjola Demirin, Monika Lubonja rikthen konfliktin dhe bën deklaratën e papritur

Share on the social medias

Dy aktoret Monika Lubonja dhe Arjola Demiri, ishin ndër banoret më të bujshme të “Big Brother VIP 1” të cilat u bënë edhe mike mjaft të mira gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Jeta e tyre profesionale dhe personale u vu në qendër të vëmendjes dhe aktoret ndanë mjaft histori nga jeta private që nuk diheshin për publikun. Por pas daljes nga reality show, miqësia mori fund.

Vajzat papritur nuk folën më dhe kunjat e thumbat nëpër intervista të ndryshme nuk munguan.

Por kur duket sikur vajzat rregulluan marrëdhëniet, Monika në një bashkëbisedim me ndjekësit ka treguar se mes tyre nuk ka miqësi.

“A flet me Arjolën? Je yll bote”,. i shkruan një ndjekës.

“Jam yll bote”, ja kthen Monika e cila ka anashkaluar me dashje pyetjen me Arjolën për të treguar se marrëdhëniet nuk janë rregulluar.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.