Magazine Showbizz

Stresi dhe Keisi rikthehen sërish bashkë? Zbulohen detaje

Share on the social medias

Stresi dhe Keisi kanë marrë sërish vëmendjen e ndjekësve me veprimet e tyre të fundit duke ngritur dyshime se mund të jenë rikthyer sërish bashkë, reperi ka publikuar këngën e re me titull “M’ke harru” që duket si dedikim për (ish) partneren e tij, shkruan Billbordi.net

Në këngë Stresi flet për një histori dashurie të përfunduar teksa shprehet se nuk do gjejë më si partnerja në këngë dhe premtoj se do jetë gjithmonë pranë saj, mes të tjerash në tekst ai thotë:

“Rrugët shumë të zbehta/ Por si ti kurrë nuk gjeta/ E kur ty të gjeta mua mu zgjat jeta… Shoqet mos i nij ato kanë shpirtin e zi/ Tu t’fol keq për mu, ato të japin mërzi…Edhe nëse m’ki harru kujt po i thua të du/Ti për mu ke maru, veten se gjen pa mu…Dashnia m’premtoj/ Amo unë s’ia kthej mbrapa/Unë jom pro saj derisa t’bjen nata.”

Sakaq, Keisi ka publikuar një video me këtë këngë në Instastory duke ngjallur akoma me shume dyshime per nje ribashkimi.

VIDEO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.