News

Spiun i Sigurimit të Shtetit? Shpërthen Ilir Meta dhe bën deklaratën e papritur

Share on the social medias

Ish-Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat këtë të enjte tha se përhapja e informacionit se në dosjet e sigurimit të shtetit është edhe emri i tij, është pjesë e një agjende antikombëtare të Edi Ramës.

“Parlamenti të mblidhet që sot. Tao Tao duhet të ketë parasysh dhe ti thotë shefit të tij që në Greqi për shkak se ishte bërë një përgjim i parregulltë ndaj një kryetari të një partie të dorës së dytë, dha dorëheqjen drejtori i Shërbimit Informativ dhe doli kryeministri dhe bëri autokritikë të thellë para publikut.

Në rastin e Tao Taos, situata është shumë dramatike për shefin e tij, për arsye se është 1000% e provuar se këtu ka ndodhur një cënim i rëndë i rendit kushtetues. Provohet shumë qartë se në kohën që Ilir Meta ka qenë President, komandant i Përgjithshëm i Forcave të Arematosura, shefi i Tao Taos ka urdhëruar dhe ka garantuar mbrojtje bashkëpunëtorit të provuar të Sigurimit të Shtetit N.L i dalluar si poliagjent dhe një ish shikasi A.H të cilët në bashkëpunim edhe me persona të tjerë kanë manipuluar në mënyrë shumë të qartë dhe shumë të trashë dosjen e ndjekjes së qytetarit F.T i cili është edhe shtetas amerikan.

Në qoftë se nuk tromakset Lindita e Parlamentit tonë, do habiten kongresmenët atje se si guxohet pas 33 vitesh të manipulohet në mënyrë kiriminale dosja e ndjekjes së një të riu në atë kohë 19 vjeç në tentativë për arratisje dhe sot një qytetari amerikan, vetëm për të implikuar politikisht Presidentin e Republikës.

Përmasat e këtij skandali do të jenë humneriale për Edvin Kristaq Ramën. Ai ka kaluar jo vijat e kuqe, por ka kaluar edhe vijat e zeza. Çdo njeri që ka një foto me Edvinin shumë shpejt do e grisë atë, do ta ketë për turp. Unë do shkoj vetë në Kuvend në seancë plenare, tre kartela do më duhen mua me vete ti nxjerr atje. Ata të sjellin edhe Autorin e Manipulimit të Dosjeve. Kjo nuk është çështja më e rëndë ku është implikuar Rama në kapjen e shtetit dhe që e ka bërë në shërbim të agjenturave armiqësore të Republikës së Shqipërisë. Shumë shpejt do provohet që kjo është pjesë e një axhende anti kombëtare. Meta është treguart shumë tolerant me këto moenstra sepse nuk e kam menduar kurrë që mund të arrijnë deri në këtë pikë, në raport me vendin.”-tha Meta.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.