Spartak Ngjela tregon politikanin që po mban në pushtet Ramën

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Sipas Ngjelës, kryeministri Rama deri tani është mbajtur në pushtet nga Sali Berisha.

Avokati u shpreh se Rama është trembur tani nga Lulzim Basha pas eliminimit politik të Berishës.

“Nuk e kuptoni që Berisha mbahej nga Rama? E mban mend fushatën e fundit elektorale, e di si thoshte Rama? “Nuk po votoni për Bashën, po votoni për Saliun”. Ekzistenca e Saliut e mban Ramën në pushtet. Tani Rama është trembur nga Basha”, – u shpreh Ngjela për News24.

Leave a Reply

Your email address will not be published.