Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat dhe bën paralajmërimin e papritur: Kjo lëvizje do ta dëmtojë Ramën

Avokati Spartak Ngjela teksa i quajti antikombëtare takimet që po zhvillon ish-kryeministri Sali Berisha, u shpreh sot në emisionin ‘Breaking’ i bindur se nga kjo betejë brenda partisë do të dalë i fituar Lulzim Basha.

Sipas Ngjelës, Basha në fund do të dalë i fituar nga kjo betejë, pasi ka mbështetjen e SHBA-ve. Avokati deklaroi se kryedemokrati do të forcohet në arenën ndërkombëtare, por edhe në Shqipëri dhe kjo do të ndikojë në dobësimin e Ramës.

“Sali Berisha, nuk është se ka përkrahje por është mediatik në takime. Këto takime e dëmtojnë Shqipërinë. Kemi të bëjmë me një lëvizje antikombëtare.

Ai mendon se dëmton Lulzim Bashën, por kryetari i PD nuk e përfill fare. Basha nuk po hyn në lojë fare. Unë nuk e kuptoj se çfarë po kërkon Berisha. SHBA i dha një mundësi PD-së, largoni personin “non grata” dhe të vazhdojmë bashkëpunimin. Me shpirt nëpër dhëmbë e bëri Basha. Liderit të PD i kanë dhënë edhe një dosje. Ç’faj kanë shqiptarët që Amerika të ka nxjerrë ty “non grata”?

Individualisht ndoshta Basha nuk ka mbështetje, por e mbështet SHBA. Të jesh kundër Bashës, do të thotë të jesh kundër politikës aktuale amerikane.

Unë e dija se Basha do ta merrte këtë vendim. Basha do të forcohet në arenën ndërkombëtare, por edhe në Shqipëri. Berisha po tenton ta dëmtojë përmes turit. Kur ta godasë turin politika amerikane, do marrë fuqi Basha. Fuqia e Bashës është në dëm të Ramës, balancohen krahët e politikës. Do ketë një konkurrencë normale në politike. Dalin këto të miat”, – tha Ngjela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX