Spartak Ngjela: Ju tregoj provën që nxori ‘jashtë loje’ Sali Berishën

Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Sipas tij, Berisha ka dështuar pas bashkimit me Ilir Metën.

Ngjela shprehet se PD-ja fitoi gjyqin dhe u shpall si e vetmja forcë politike me të drejta juridike dhe kjo sipas tij e nxori jashtë loje Sali Berishën.

“Saliu dështoi, u fut me listën e partive të tjera. U bashkua me Ilir Metën. U fut në listat e LSI-së. ky është dështim, ju e dini fitore këtë? PD-ja fitoi gjyqin, u shpall si e vetmja forcë politike me të drejta juridike. Saliu gënjeu për votimet, ai thoshte kemi 1 mijë kur kishte 300”, – u shpreh Ngjela.

Leave a Reply

Your email address will not be published.